Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona, banues në Vlorë, të cilët transportonin lëndë narkotike.
Gjatë ndalimit, atyre u janë sekuestruar 20 kilogram kanabis, 1.250 euro si dhe 10 aparate celularë.
Personat e arrestuar janë: D. Xhindaj, 33 vjeç, T.Bejaj, 36 vjeç, T.Xhindi, 34 vjeç, S. Veizaj, 32 vjeç dhe K.Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.