NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    3 hours ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    1 day ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilir Nikolla/REZISTENCA NDAJ AUTORITARIZMIT DHE NJË LEKSION NGA ANTIFASHIZMI I ITALISË MODERNE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilir Nikolla/REZISTENCA NDAJ AUTORITARIZMIT DHE NJË LEKSION NGA ANTIFASHIZMI I ITALISË MODERNE

Neutrale
Last updated: 2022/06/19 at 11:06 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ligjërimi italian në prill dhe në eventet publike të asaj periudhe në Itali,  përqendrohet me të drejtë tek 25 prilli i 1945-s, data që shenjon edhe publikimin e ultimatumit të Komitetit për Çlirimin Kombëtar Italian “arrendersi o perire (dorëzim ose ekzekutim)”, drejtuar formacioneve pro-fashiste, ende në këmbë në verilindje të shtetit, e që përkujtohet si data e çlirimit të Italisë nga fashizmi. Asgjë s’merret me lehtësi në shtetin-çizme dhe festimet janë njëfarë gare për të hetuar sadolarg e sado-pak thellë vatrat prej nga mund të gjallojë rreziku i neo-fashizmave. 

Nuk shoh rast më të mirë sesa ky për të analizuar miopinë tonë të përbashkët, që s’shohim traun para syve, e bëjmë verë me gojë, duke shpallur se jemi normalizuar si vend, se demokracia jonë është e stabilizuar e se udhëheqësit tanë meritojnë piedestal për këtë stabilitet që gjallon në “yllësinë” Ballkani i Hapur.

Për t’u eglendisur pak në fjalorin që karakterizon fashizmin dhe reagimin sovran të antifashizmit, po kujtoj veç karakterizimin e njërit nga fjalorët enciklopedikë më autoritarë në Itali, atë Treccani. Sipas këtij fjalori, antifashizëm është “reaksioni moral e politik i partive dhe i grupimeve të ndryshme, ndaj doktrinës dhe sjelljeve fashiste të pushtetit”.

Për të vënë pikën mbi “i”, duhet të mos bëjmë antikonformistët e të mos deklamojmë lart e poshtë se fashizmi është një realitet i kapërcyer e se betejat me antifashizëm janë të dala mode. Ato i cilëson të tilla Edi Rama, që rreket të na topisë me ndonjë event rehabilitues për Mit’hat Frashërin, apo ndonjë publikim gati incognito për Mustafa Krujën. Antifashizmi është një angazhim serioz në të gjitha shoqëritë moderne, të cilat rreken të ngrenë në këmbë mekanizma që pikasin struktura a ideologji që synojnë të eliminojnë të drejta, në favor të kastave a oligarkive.

Për t’i qendruar krahasimit deri në fund, opinioni antifashist në Shqipëri përshembull, s’do të duhej të kishte lënë gur pa lëvizur për të hetuar deri në fund se si ishte ngritur struktura e patronazhistëve, që mund të them se është një version shumë më modern e efikas sesa skuadristët e Musolinit në agun e 1920-s, apo do të duhej që krejt strukturat shoqërore në vend, duke nisur nga komunitetet fetare e për të përfunduar tek ojq-të për ambientin, duhej të bllokonin sheshet (sipas përkufizimit të Treccani-t mbi reaksionin moral e politik), sapo mbi ujin e SPAK-ut doli llumi i inceneratorëve.

Ky reagim s’vihet re për fatkeqësinë tonë dyfishe.
Së pari sepse skuadrizmi, dhe derivatet e tij, që mund t’i zbërthejmë në koncesione, oligarkë dhe grabitje ligjore të buxhetit të shtetit, ka mbërritur përmasa epike, ka dukje publike dhe mëton të legalizohet si mendësi e shumicës. Kjo mund të jetë një sëmundje që e ka të trashëguar virusin (shih bashkërendimin e fjalëve kopil e hajdut me fjalët “i zoti, i aftë”), por me sponsorizimin e pushtetit, shumica e barrierave natyrore mbrojtëse të shoqërisë ka humbur, cipa s’ekziston më, dhe gangsterizmi ka dalë për fushë.

Së dyti, dhe ajo që dhemb më shumë është humbja e shpresës. Askush nuk rreshtohet më në një betejë të drejtë, sepse mendohet se davaja është e humbur. Sërish, e fatmirësisht, , historia e fashizmit na rrëfen (mëson), se së keqes i hapet rruga, kur me të udhëton duhma e zezë, se ajo gëzon mbështetjen e shumicës, a të paktën mbështetjen e pjesës më vitale të shoqërisë. Fashizmi e komunizmi flisnin se kishin mbështetjen e të rinjve, në pushtetin e Edi Ramës po rrënjoset propaganda raciste se ai ka mbështetjen e qytetarëve, të inteligjencies e të atyre që duan rregullin e pastërtinë (lexo, anti-shpellarët e anti-çeçenët).

Vilgjilja e 25 prillit në Itali (ultimatumi drejtuar formacioneve profashiste) më shtyn në dy konkluzione që në anën perëndimore të Adriatikut kanë rezultuar të suksesshme. Antifashizmi është një trashëgimi e gjallë, krejt moderne, në modë dhe efikase ndaj çfarëdo destrukturalizimi që synojnë autokratët e shekullit XXI. Së dyti, antifashizmi është rezistencë dhe revolucion moral, që s’pyet për konvencione ideologjike, por shërben si një llogore ku derdhet e gjithë energjia e një shoqërie për çlirim.

Edhe pse vetë ndihem i tejngopur me propagandën e këngës “Bella Ciao” si dhe me malin e librave me kujtime të brigadave partizane italiane, shembulli është aty dhe na rrëfen suksesin. S’duhet të na hutojë moda e ditës. Mjaft që të identifikojmë se sa po na e shtrëngon lakun në fyt neofashizmi, që sipas nevojës, herë është superliberal kapitalist, herë ultra-anarkist, por në 100 % të rasteve, pa pikë dhembshurie për shtëpitë e shqiptarëve…a qoftë edhe për fshatrat që po shkretohen. Pas këtij momenti, qoftë fajtori kryebashkiak me sopatë në doë që pret një shtyllë, pushtetar që prish shtëpi pa vendim gjykate a kryeministër që sheh ëndrra me shqiponja shumëkrerëshe që mund të shtojnë turizmin e oligarkëve në Adriatik, zgjidhja rezulton e thjeshtë. Sfidoj këdo ta përkufizojë më shkurt sesa enciklopedia Treccani: “reaksion moral e politik i partive dhe i grupimeve të ndryshme, ndaj doktrinës dhe sjelljeve fashiste të pushtetit”.

(në foto, thirrja e Sandro Pertinit, drejtuar formacioneve fashiste italiane, ende në aktivitet, në veri e verilindje të Italisë)

Neutrale June 19, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
3 hours ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
8 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
1 day ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
1 day ago

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?