Kështu e nis ditën e sotme Kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai bënë ftesën për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti që nis sot deri më 28 qershor.
Postimi i tij shoqërohet me një video ku ka fragmente tango, toreadorësh, kulinari, qytete, plazhe, kinema etj
Statusi i Ramës në rrjete sociale:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për t’iu bashkuar Javës së Kulturës Spanjolle që nis sot e deri më 28 qershor, me një mori aktivitetesh për të gjitha moshat, ku do të shfaqet një copëz e vogël po e bukur Spanje, nga muzika e kinemaja tek legjendat e sportit, ju uroj një fundjavë të bukur🙏