Autoritetet italiane kanë identifikuar dhe arrestuar 7 anëtarët e një bande të dhunshme, të përberë nga shqiptarë, marokenë dhe kolumbianë.
Anëtarët e bandës, kryen një sulm të dhunshëm më dt 22 maj të këtij viti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një diskotekë në Brixen, ku ata dhunuan e plagosën disa persona.
“Natën e 22 majit, shtatë të rinj kanë ushtruar dhunë të konsiderueshme duke plagosur dy të rinj të tjerë, të cilët u dëmtuan me fraktura në trup”, raportojnë mediat.
Mënjeherë pas kësaj ngjarje, policia e qytetit nisi hetimet duke arritur në përfundimin se 7 personat ishin përgjegjës për rrahjen e dy të rinjve.
“Të gjithë ishin në moshë madhore, me origjinë dhe kombësi shqiptare, marokene dhe kolumbiane dhe jetonin midis Brixen dhe Vahrn”, shkruajnë mediat italiane.
Të implikuarve ju është dhënë ndalim hyrje-qëndrimi për dy vite për arsye sigurie. Çdo shkelje e këtij urdhri dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga 8.000 deri në 20.000 euro.