Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, zona e Laprakës, ku një 47-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një godine të pabanuar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet S. Z., për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.