NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    6 days ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    1 week ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rigoni ose “Lumturia e Malit”, bima e shëndetit të sigurtë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje
Kryesore
Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .
Të tjera
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
Kryesore
Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës
Të tjera
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rigoni ose “Lumturia e Malit”, bima e shëndetit të sigurtë

Neutrale
Last updated: 2022/06/17 at 5:32 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kjo bimë që mban emrin “Lumturia e Malit” rritet në Shqipëri gjatë gjithë vitin.

Që në lashtësi, rigonit i janë thurur lavde si simbol i gëzimit dhe lumturisë. Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin rigonin për vlerat aromatike dhe shëndetësore. Këto civilizime e kishin për traditë t’u dhuronin nuseve dhe dhëndurëve nga një kurorë me gjethe rigoni.

Vendlindja e rigonit është në fakt Evropa lindore, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës. Shqipëria është një vend me fat që ka këtë bimë të egër si në veri ashtu edhe në jug. Një studim mbi ndryshimet gjenetik të rigonit për vajin eterik në Shqipëri,

prezantoi gjetjet e disa kërkimeve të ndryshme mbi rigonin në 16 zona të vendit tonë që kanë të bëjnë me përmbajtjen, sasinë e vajrave dhe fraksionet e pranishme.

Shqipëria përbën një nga qendrat më të rëndësishme për shumëllojshmërinë e rigonit. Kjo për faktin se kjo bimë e ka mjaft të lehtë të përshtatet me kushtet e ndryshme ekologjike si rrjedhojë e një procesi përzgjedhës natyral.

Nga të gjitha mostrat e mbledhura të bimës popullore të rigonit, studiuesit përzgjodhën 16. Të dhënat treguan se përmbajtja e plotë e vajit varion nga 0.1% në 3.45%. Bimët e rigonit në jug të Shqipërisë kanë  një përmbajtje më të lartë të vajit eterik në krahasim me bimët e veriut.

Rigoni ka 42 herë më shumë fuqi antioksiduese se mollët

Një studim i mjekësisë ndërkombëtare, subjekt i të cilit ishte edhe kopra, trumza, rozmarina dhe mentja, zbuloi që rigoni përmbante nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër. Sipas studimit, fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalonin atyre të vitaminës E apo edhe frutave, perimeve, frutave të thata dhe hudhrës.

Specifkisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat. Sipas studimit, acidi i rozmarinës është një prej përbërësve më të fuqishëm të rigonit që shërben edhe si antioksidant i fuqishëm. Ky acid gjendet edhe tek rozmarina por është ndjeshëm më aktiv tek rigoni.

Rigoni si anti-bakterial

Siç e thamë edhe me lart, vajrat që gjenden në këtë erëz parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Sipas të dhënave dy prej përbërësve kryesorë të vajit eterik tek rigoni në Shqipëri thymol dhe carvacrol janë në një nivel më të lartë në rigonin e jugut .

Erëza e pasur me vlera

Rigoni është një burim i pasur me fibër, që zbraps nga zorrët kripërat dhe toksinat. Një lëvizje e tillë e shtyn trupin të shpërbëjë kolesterolin dhe të prodhojë më shumë kripëra biliare. Rigoni është një burim i pasur i Vitaminës K, manganit, hekurit dhe kalciumit.

Përzgjedhja dhe ruajtja e rigonit

Nëse është e mundur, zgjidhni rigon të freskët dhe jo erëzën e thatë. Rigoni i freskët ka një shije më superiore sesa ai i thatë. Gjethet e rigonit të freskët janë në një ngjyrë të gjelbër të ndezur me bishta të fortë.

Kur të blini rigon të thatë, apo edhe çdo erëz tjetër të thatë, sigurohuni që po blini një bimë organike.

Rigoni i thatë duhet të mbahet në një enë prej xhami në një vend të errët dhe të thatë. Në këtë mënyrë ka një jetëgjatësi prej gjashtë muajsh./AgroWeb.org

Neutrale June 17, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje
7 hours ago
Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .
11 hours ago
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
15 hours ago
Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës
15 hours ago
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
2 days ago

“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje

Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .

Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!

Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?