Për aferat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, SPAK lëshoi fletë-arreste ndërsa për Tiranën ka një heshtje totale.
Çfarë pret SPAK për të hetuar plotësisht aferën e Tiranës? Apo fijet që çojnë lart te Rama dhe Veliaj duhen prerë?
Është faktuar se Klodian Zoto është i përfshirë në skemën e inceneratorëve. Ai është po i njëjti person që ndërtoi skemën e grabitjes përmes inceneratorëve në Elbasan, në Fier dhe siç e fakton edhe ky dokument edhe ne Tiranë. Atëherë përse nuk shpallet në kërkim ndërkombëtar?
Qytetarët duan drejtësi.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Heshtja e SPAK përligj padrejtësinë dhe korrupsionin e karrigeve të larta të shtetit.