Lexoj sot në media për një urdhër të Prokurorisë së Posaçme mbi nxjerrjen dhe publikimin e disa të dhënave gjatë hetimit.
-Kujt i drejtohet ky urdhër?
– A mund të nxjerrë prokuroria një urdhër mbi ente, që nuk janë subjekte të hetimit?
– kush është roli i prokurorisë?
– kush është roli i medias?
– kush ka detyrimin për ruajtjen e sekretit hetimor?
– kush ka detyrimin për informimin e publikut?
– dëshmia dhe çdo akt tjetër proçedurial jepen në prokurori apo para shtypit?
– Ruajtja e sekretit hetimor është detyrim i organit procedues dhe në këtë rast, i prokurorisë.
Nxjerrja e këtij sekreti është vepër penale dhe subjekte të kësaj dispozite janë ato subjekte që kanë në dorë hetimin (neni 295/a i kodit penal).
Arsyetimi llogjik të çon në përfundimin, se urdhëri i prokurorisë nuk i drejtohet askujt tjetër veç organit të akuzës.
Kaq !
– informimi i publikut është detyrim dhe mision i shtypit(medias).
Ky është neni i parë dhe i fundit i ligjit mbi median.