Futbollistja Markoviç: Unë e di çfarë duan ata nga mua…
Futbollistja kroate e Grashoperit të Zvicrës, Ana Maria Markoviç, ka lëshuar një deklaratë surprizuese, e cila ka të bëjë me titullin e marrë nga mediat.
Ajo është përcaktuar si futbollistja më seksi në botë dhe për këtë, 22-vjeçarja është shprehur se nuk ndihet mirë për këtë
“Më pëlqejnë kur mediat më quajnë si një futbolliste të bukur ose si një nga më të bukurat, sepse më bën të lumtur që të dëgjoj që jam e bukur. Por artikujt e gazetave që më quajnë si futbollisten më seksi në botë, nuk më pëlqen. Pas kësaj shumë trajnerë më kanë shkruar dhe hiqen sikur më duan në skuadër, por unë e di se çfarë ata duan në të vërtetë. Ata nuk më kanë parë kurrë mua teksa luaj futboll, por vetëm nga pamja e jashtme”, ishin fjalët e Markoviç.