Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me tone të forta sot në Kuvend kryeministrit Edi Rama.
Alibeaj: Ti merresh me lulet e Kajmakut, edhe sot u kapën 45 kilogramë kokainë të njeriut tënd. Bëhu burrë njëherë, fol për non gratat e tua, që i ke në grupin tënd parlamentar. Gjysmë fjale nuk thua për grupin tënd.
Së treti, bëhu burrë njëherë, mos i ul poturret para tyre. Ende vazhdon në sirtarët e këtij parlamenti vetingu për politikanët, ke ti fuqi për këtë punë. Të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë. Listën e pritjes e ke të gjatë, për ministra dhe deputetë që i ke në burg, dhe i pret burgu Dy i ke në burg, lista e atyre që presin është e gjatë, prisni dhe do të shihni.