Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë është shkarkuar nga posti i tij ditën e sotme.
Deputetët kanë votuar pro shkarkimit të tij nga pozicioni i Kryetarit të Kuvendit me 125 vota pro dhe 113 kundër.
Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Kiril Petkov mund të bjerë nëse kërkohet mocion mosbesimi. Kjo do ta dërgonte Bullgarinë në një kaos politik.