Deputeti socialist Erion Braçe ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj kërkesës për lejimin e basteve dhe llogarive sportive.
Ai, me një status në rrjetet sociale, godet fort mbi Armando Dukën, president i FSHF-së, i cili zyrtarisht e bëri një kërkesë të tillë.
Ja postimi i plotë i z.Braçe:
ARMANDO DUKA KËRKON
RIKTHIMIN E BASTEVE SPORTIVE!
Rikthimin me ligj;
Sepse bastet në të zezë, për shkak të luftës së munguar të shtetit, agjencive ligjzbatuese, por edhe të korruptimit nga policia tek prokuroria e gjykata,
po funksionojnë. Si veprimtari kriminale natyrisht!
Por të jesh ARMANDO DUKA, të jesh PRESIDENTI I FSHF-së, të vetmes Federatë në Evropë që ka në fuqi një vendim të gjatë ndëshkues për një ekip shqiptar, anëtar i FSHF, PËR FIKSIM TË REZULTATEVE SPORTIVE dhe të kërkosh rikthim ligjor të BASTEVE, tregon moralin e tij e të futbollit të tij!
Shikoni;
Bastet jane një vijë ndarëse në parlament apo edhe në PS po të doni.
Nëse dikujt i ka shkuar në mendje të mbështesë lobimin e ARDMANDO DUKËS për rikthimin e basteve, UNË DO TË JEM KUNDËR TIJ E VOTA IME DO JETË QARTËSISHT KUNDËR!
Ekonomia e basteve nuk të çon kund;
Mendojeni, e keni të jetuar, burrin a djalin që merr paratë e shtëpisë, të bukës e ushqimeve, paratë e ndihmës ekonomike e del poshtë pallatit në një pikë basti ku i humb të gjitha e ku pronari, nje kriminel i përzien me paratë e krimit për të pastruar këto të fundit!
JANË SHUMË PARA QË DUHEN NE SHTËPI NJERËZ, DUHEN NE SHTËPI!
TI NUK FITON ASGJË!