Një ari është shfaqur në Zonën e Mbrojtur të Nikolicës.
Nikolica është një fshat i Devollit, fare pranë kufirit me Greqinë.
Banorët e asaj zone, më së shumti, shkojnë e kryejnë punë sezonale në vendin fqinjë, por tregojnë kujdes edhe ndaj faunës e florës së zonës.
Në video-n e bërë nga ADZM, e kryer nga një distancë shumë e afërt, shfaqet ariu i murrmë në Zonën e Mbrojtur të Nikolicës.
Një lajm i mirë ky që dëshmon edhe efektet e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë.