Sipas meteorologes Lajda Porja, për ditët e fundjavës, rritja e temperaturave do të vijojë, por pa arritur në ekstreme.
“Edhe zonat malore veri-lindore do të kenë një rritje të ndjeshme të vlerave termike. Presim 27 gradë celcius në zonat malore në veri-lindje, diçka më freskët paraqitet jug-lindja.
Kushtëzuar kjo sepse do të ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës dhe prezencë të pjesshme me reshje të papërfillshme.
Temperatura maksimale në rang territori pritet të ngjitet 34°C, një mesditë mjaft e nxehtë kjo në të gjithë territorin shqiptarë.”