Po, e lexuat mirë, 15-vjeçar është dhe konsiderohet më i pasuri në Amerikë, për moshën e tij.
Ai, gjeti kohë t’ju tregoi koleksionin e makinave prej 10 milionë paund
Donald Dougher, prodhon” 20 mijë paund çdo muaj nga kanali i tij në “Youtube” dhe ka arritur që të grumbullojë një koleksion makinash shumë të shtrenjta, edhe pse ligjërisht nuk mund t’i drejtojë ato.
Donald Dougher është vetëm 15 vjeç dhe ka një kanal në “Youtube” që në vitin 2019. Nga ajo kohë e deri më tani, i riu ka mundur që të mbledhë 600 mijë abonentë si dhe ka qindra e mijëra të tjerë në “Instagram” dhe “TikTok”.
“The Sun” shkruan se adoleshentI ngarkon një sërë videosh të ndryshme që i përmbahet një teme, e cila ka të bëjë me gjëra të tilla si stili i jetesës, veshjet, shakatë dhe makinat.
Donald tashmë është vetëshpallur si “fëmija më i pasur në Amerikë” dhe ka një koleksion makinash shumë luksoze që kap vlerën prej 10 milionë paund.
Këtu janë vetëm disa nga më të shtrenjtat si Bugatti Chiron, Ferrari La Ferrari, Pagani Huayra Roadster, McLaren 570S, Rolls-Royce Culinan.