Krisma përsëri këtë mbrëmje në Shkodër.
Paraprakisht raportohet për një të vrarë në fshatin Stom-Golem.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia nuk ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen.
Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat.
Kujtojmë se edhe mbrëmjen e djeshme, pothuajse në të njëjtën orë, në Velipojë u plagos një person me armë zjarri.