Lajmin e bënë me dije vetë Rama, me një postim në rrjetet sociale.
Hapja e kësaj rruge i jep një hov të ri ekonomisë dhe turizmit në jug të vendit.
Me funksionimin e këtij aksi rrugor, udhëtarët do të shmangin mbi 40 km rrugë, duke evituar kalimin nëpër Gjirokastër, fushën e Dropullit dhe Qafën e Muzinës.
Postimi i plotë i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do të hapet më 2 korrik, një vepër e shumëpremtuar e shumëpritur me dekada në shërbim të Shqipërisë turistike, ju uroj një ditë të bukur🙏”
Edi Rama, me ftesë të Presidentit Ukrainas, Zelenski, ka udhëtuar dje për në Kiev.
Në këtë vizitë ka qenë i ftuar edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ata kanë fluturuar në të njëjtin avion.
Sot, ata do të jenë në takim zyrtar me Presidentin Zelenski.