NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
    5 minutes ago
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    3 days ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kryebashkiaku Veliaj takim me shefin e Bankës Europiane për projektet në Tiranë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
Kryesore Politikë
Bardh Spahia/ Vuçiç kërcënon, Rama miraton!
Të tjera
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
Kryesore
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kryebashkiaku Veliaj takim me shefin e Bankës Europiane për projektet në Tiranë

Neutrale
Last updated: 2022/06/15 at 3:46 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Bashkia e Tiranës po i mëshon bashkëpunimit me Bankën Europiane të Investimeve.
Qëllimi kryesor është për realizimin e tre projekteve të rëndësishme, mes të cilave zgjatimi i Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, për të siguruar të njëjtin presion uji për gjithë Tiranën.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kreun e Divizionit të Bankës Europiane të Investimeve, Matteo Rivellini.
Veliaj veçoi si shumë të rëndësishëm projektin e zgjatimit të Lanës, i cili i jep zgjatimin e nevojshëm Tiranës që po zhvillohet.
“Në pjesën nga Materniteti i Ri deri në Shkozë është bërë një punë e mrekullueshme. Vetëm rritja e vlerës së pronës nga investimet, nga pastrimi që i ka ndodhur qytetit, nga prishja e ndërtimeve pa leje, nga urbanizimi i zonës dhe sistemimi i skarpatës që shmang përmbytjet te Bregu i Lumit, është e jashtëzakonshme.Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe në pjesën nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.
Qëllimi nuk është të lëmë njeri pa shtëpi, as të dëbojmë njeri, por projektet do të bëhen. Ne do të kemi një program strehimi social për të gjithë ata që do të akomodohen te pallatet e reja, por nga ana tjetër, të mos pengohet puna e qytetit dhe të mos presim edhe 30 vite të tjera për të zgjatur ‘shtyllën kurrizore’ të qytetit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se zgjatimi i Lanës është i domosdoshëm me një qytet, që rritet me shifra galopante çdo vit. “Aksi i Lanës është zgjatur vetëm nga ana lindore, tani duhet të zgjatet edhe në anën perëndimore, për t’u siguruar që Tirana sot ka shtyllën kurrizore të një qyteti 102 vjeç dhe jo të një qyteti 2 vjeç.

Sa i takon projektit për të rritur presionin e ujit në kryeqytet, çka do të siguronte përfundimisht furnizimin me ujë 24 orë në ditë dhe heqjen e pompave dhe të depozitave të ujit në pallate, Veliaj tha: “Po të ishte i lehtë projekti i furnizimit me ujë 24 orë, do ta kishte bërë dikush tjetër para nesh, por fakti që po merr kohën e vet, edhe pse po punojmë 24/7, është sepse ky projekt është i komplikuar për shumë arsye, duke nisur që nga ndërtimet pa leje mbi kolektorë, prandaj i kemi marrë gjërat me radhë. Me Ministrinë e Transportit kemi bërë një linjë të dedikuar nga Bovilla deri në impiantin tonë të përpunimit. Fillimisht, aty e shtuam kapacitetin me 30%, tani do e shtojmë edhe me 20%, për të shkuar me një shtesë totale 50% të kapacitetit të ujit që filtrohet. Por, pyetja që lind është: Ujin e sollëm, e pastruam, si do ta shpërndajmë tani? Që të sigurohemi që uji vjen me të njëjtin presion në të gjitha lagjet e Tiranës dhe në këtë mënyrë të heqim edhe depozitat, edhe pompat, lipset që të kemi rrjetin e presionit. Për këtë po bashkëpunojmë me Bankën Europiane të Investimeve”, theksoi Veliaj.

Shefi i Divizionit në Bankën Europiane të Investimeve, Matteo Rivellini, u shpreh se bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës do të vijojë edhe me projekte të tjera. “Ne jemi shumë krenarë për partneritetin me qytetin e Tiranës. Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer për qytetin tuaj, për ta bërë atë edhe më vibrues, dhe uroj që çdokush ta vizitojë sa më shpejt. Ne jemi veçanërisht shumë krenar për projektet që ju sapo përmendët, për banesat sociale, mjedisi, uji. Këto janë projekte që janë në bërthamë të së ardhmes të BEI-t. Ne duam të kemi një shtrirje më efektive me vendet e tjera partnere të Bashkimit Europian dhe projektet që po zbatojmë me ju në Tiranë, në kuadër të zgjerimit gjeografik brenda EIB Global, janë realisht me rëndësi kryesore për ne dhe do të dëshironim t’i vazhdonim ato”, u shpreh Rivellini.

Ndërkaq, projekti i tretë i Bashkisë së Tiranës me Bankën Europiane të Investimeve ka lidhje me banesat sociale, për t’i bërë ballë nevojave të strehimit në qytet, në një kohë kur Tirana rritet me mbi 30 mijë qytetarë në vit.

TAGGED: Lajme
Neutrale June 15, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
5 minutes ago
Bardh Spahia/ Vuçiç kërcënon, Rama miraton!
1 hour ago
Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës
23 hours ago
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
2 days ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
2 days ago

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Bardh Spahia/ Vuçiç kërcënon, Rama miraton!

Zjarret në Evropë/ Kryeministri Rama: Jemi gati t’u shkojmë në ndihmë Francës dhe Spanjës

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?