KPK ka shkarkuar sot gjyqtarin Bevis Shehaj, anëtar i trupës së gjyqtarëve të Administratives Vlorë.
Situatën e bënë të veçantë momenti, kur nëna e Shehaj futet në sallën, ku mbahej seanca dhe me gjeste e fjalë
drejtoi gishtin në drejtim të anëtarit të KPK, Olsi Komiçi duke e akuzuar atë për ryshfet.
Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e këtij të fundit e cila futet në ambientet e sallës ku u dha vendimi për shkarkimin e djalit të saj.
Dy ditë më parë, gjyqtari Shehaj u përball me gjetjet e reja të KPK në tre kriteret e vlerësimit të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore.
Sot u komunikua vendimi për shkarkimin e tij nga detyra.