Protesta e sotme ishte njoftuar në rrjetet sociale prej dy ditësh dhe gjeti shpejt jehonë e përkrahje.
Ne protestojmë kundër çmimeve të larta dhe të papërballueshme- kjo ishte moto e saj.
Protestuesit u grumbulluan në Sheshin “Skënderbej” duke hedhur parrulla kundër qeverisë hajdute, shoqëruar me pankarta të mëdha akuzuese, por edhe me thirrjen “boll ma”.
Në kohën që pjesëmarrja u shtua, ata u nisën në marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë.
Kaq ka mjaftuar që policia të marri masa të menjëhershme dhe e rrethoi selinë qeveritare me kordon policësh.
Gjithashtu, në rrugicat e afërta janë dislokuar furgona me të tjerë efektivë.
Protesta vazhdon me thirrje, fjalime dhe nervozizëm midis grupit mbështetës.