Tashmë, lajmet vijnë më të plota për ngjarjen e ndodhur para një ore në fshatin Stom- Golem në Shkodër.
Shkëmbim zjarri si betejë frontale, 26 gëzhoja ka sekuestruar policia në vendin e krimit.
Autori ka hyrë i maskuar në lokal dhe ka qëlluar me shotgan mbi 75 vjeçarin Lulash Qepuri, duke e plagosur rëndë.
Mësohet se Qepuri ishte pronar i lokalit dhe ka arritur të kundërpërgjigjet me kallashnikov.
I plagosuri është dërguar në spital, ku dje ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë veprimet proceduriale.
Efektivët kanë gjetur në vendngjarje 26 gëzhoja armësh shotgani dhe automatiku.

