Mishi që vinte nga Brazili kishte edhe 40 pako kokainë “dhuratë”.
Në aksionin antidrogë të mbrëmjes së sotme, në një ngarkesë me mish pule, që vinte nga Brazili, janë
zbuluar 40 pako me kokainë.
Mësohet se sasia e kokainës kishte destinacion Maqedoninë e Veriut.
Kokaina është zbuluar nga skaneri, ndërsa një shtetas nga Kosova rezulton të jetë porositësi i mallit.
Një pako kokaine rezulton se ka një peshë prej 1.1 kilogram, që i bie në total 44 kilogram kokainë.