Ngjarja ka ndodhur në Babicë të Vlorës, ku një 43-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri. I dëmtuari është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore spital.
Njoftimi zyrtar i policisë:
“Më datë 14.06.2022, në fshatin “Babicë e Madhe”, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi A. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor”, shkruhet në njoftimin e policisë.