Në këtë panair morën pjesë 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora me rreth 2000 tituj të gjinive të ndryshme.
Në ditën e pestë është bërë ceremonia e ndarjes se çmimeve për letërsin për fëmijë, përkthime dhe vepër kapitale. Çmimin për romanin më të mirë e ka marrë shkrimtari Namik Dokle me romanin “Kolerë në kohë të dashurisë” ndërsa autori i vitit është përzgjedhur Shkumbin Gashi.
Në fjalën e tij Namik Dokle u shpreh, se këtë çmim ja dedikoj poetëve të pushkatuar dhe të vrarë.
“Romanin të cilin u nderova u kushtohet poetëve të pushkatuar dhe të vrarë por edhe atyre të vrarë shpirtërisht”. u shpreh Dokle.