Lajmin e bënë me dije vetë këngëtarja e shquar, por ajo nuk shpjegon çfarë ka ndodhur që anulohet ky event në Kosovë.
Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, ku u zbulua se festivali do të zhvendoset në Tiranë. Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.
Festivali “Sunny Hill” ishte parashikuar të mbahej më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Bërnicë.