Ngjarja ka ndodhur më dt 20 maj, por vdekja e pilotit të Qatar Airways, Robby Claes ende mbetet mister.
Organi i akuzës në provincën e Lummen në Belgjikë ka arrestuar si të dyshuar të fejuarën e tij shqiptare Monika S. 44-vjeç, me profesion dentiste.
Piloti 45-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin ku po flinte mëngjesin e 20 majit. Hetuesit ngritën fillimisht dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyrore dhe nisën një investigim në lidhje me rastin. Një ditë më vonë, më 21 maj, hetuesit belg urdhëruan arrestimin e të fejuarës shqiptare të pilotit, me të cilën ai kishte të planifikuar të martohej po atë javë që u nda nga jeta.
Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokates së dentistes shqiptare për lirim nga burgu, duke nënkuptuar se provat që ajo të jetë vrasësja e të fejuarit janë shumë të forta.