Marina ruse është shfaqur sërish në Detin Mesdhe, më konkretisht në hapësirën detare midis Italisë dhe Korfuzit.
Dihet se kao është një hapësirë ujore jo shumë larg kufirit detar të Shqipërisë.
Anij luftarake e Marinës së Moskës, e quajtur “Varyag” është e dyta për nga fuqia mbas luftanijes “MOSKVA” e cila u mbyt nga flota ukrainase.
Ajo ndodhet aktualisht disa dhjetëra milje larg nga brigjet e Salentos, në Itali.
Rastin e intrigon më tepër fakti që në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman” e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA për të siguruar aleatët në rajon përsa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.
Duket se pa deklarata midis Rusisë dhe NATO-s, kjo është një sfidë muskujsh.