Në fakt i riu Peza është arrestuar që më dt 2 qershor por policia nuk kishte dhënë komunikatë.
Rastin e denoncoi ish-kryeministri Sali Berisha, pak ditë më parë, ku bëhej me dije për praninë e tij në Shëngjin të Lezhës, dhe duke akuzuar se ishte aty për t’i shpërndarë drogë të rinjve që merrnin pjesë në festivalin që po zhvillohej në qytet.
Nëpërmjet “qytetarit dixhital”, Berisha njoftoi opinionin publik për arrestimin e djalit të Dash Pezës.
Tashmë, ka dalë edhe komunikata e policisë që e konfirmon këtë rast.
“Më datë 02.06.2022, ora 16:46, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Dashamit Peza, pasi në orën 13:15 në Shëngjin, Lezhë, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur se sekuestruar 2.77 gram Canabis Sattiva, 2.27 gram heroinë, 20.16 gram ekstazi”, thuhet në njoftim. Referuar të njëjtit burim, ndaj Gëzim Pezës rëndon akuza e parashikuar nga Neni 281/1 e Kodit Penal – “Trafikimi i narkotikëve”, thuhet në njoftim.