Një qytetar 46 vjeç me iniciale M.S. është arrestuar nga policia në Kamëz.
Ai akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi kokaine gati për shitje dhe një peshore elektronike.
Sipas policisë ai e ndante lëndën narkotike në doza dhe më pas e shiste në zona të ndryshme.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.