NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    17 hours ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Poezia e së dielës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!
Të tjera
Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija
Të tjera
Irena Beqiraj/ Paradoksi i pushtetit: Ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga prespektiva e miletit ! Nga Irena Beqiraj Shqiptarët janë më të pasur; ekonomia shqiptare është më e qëndrueshme se të gjithë ekonomitë e tjera të Ballkanit; rrogat pensionet janë rritur; “Kryengritja” e lavdishme e lekut me 20,3 % vetëm gjatë periudhës 2020-2025 nuk është një sukses do si do, është suksesi “surelian” që ndërtuan socialistët edhe që nuk mund të mbulohet me glasat e sorrave dhe laraskave të mllefosura . Këto janë fjalitë e ministrave dhe deputetëve socialistë të cilët mesa duket e shohin ekonominë jo nga prespektiva e qytetarit të thjeshtë, pensionistit, punëtorit me pagë minimale, mësuesit, policit por, vëtëm nga prespektiva e tyre. Si duket ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga ndryshon ajo nga prespektiva e miletit ? Për t’ju përgjigjur kësaj pyejte mund të përdorim disa të dhëna të thjeshta. Gjatë përiudhës 2020-2025 rritja e pagës neto mesatare të deputetit ka qënë 126%; Rritja e pagës minimale neto 54%; Rritja e pensionit mesatar 28% dhe rritja e pensionit minimal 18% . Po ti krahasojmë këto rritje me rritjen e çmimeve bazë ushqimore arrjmë konkluzionet interesante : – 140 deputetët me rritjen e pagës prej 126% jo vetëm mund të konsumojmë më shumë njësi nga çdo produkt me gjithë rritjen e çmimeve të tyre , por u del të blejnë më pas gjilpëra dobësimi, botoks dhe e fillera për të trajuar efektet e dobësimit. Kjo pasi rritja e çmimeve të çdo produkti është më vogël se rritja e pagës së tyre . -Teksa pensioni mesatar është rritur me 28 % në përiudhën 2022-2025 , 385,000 pensionistët që marrin një pension më të ulët se pensioni mesatar rritja e çmimeve të shumicës së artikujve të ushqimeve bazë i detyron ata të ndalojnë vetëm tek orizi, makaronat, buka, mishi, i derrit, vaji i lulediellit, ullinjtë, mollët dhe portokallet. Edhe pataten që është dhe bukë dhe gjellë apo fasulen që është quajtuar jetë e mot “mishi e fukarait” përtej gjithë produketete tjera ( kutizat e kuqe) duhet ti konsumojnë më pak, sepse janë shtrenjtuar më shumë se rritja e pensionit të tyre . Ndërsa për 185,000 të punësuarit me pagë minimale, për 33,000 mësuesit apo11,645 inspektorët e thjeshtë policisë rritja e pagave e të cilëve nuk i kalon 54 %, rritja e pagave u krijon mundësi pak më të mira se pensionistëve, ata mund të përballojnë edhe ndonjë gotë qumësht apo ndonjë kofshë pule. Nuk po rrotolloj thikën në plagë, ndaj nuk po ndaloj tek pensionistët me pension minimal, ku edhe rritja e çimimt të bukës tejkalon rritjen e pensionit të tyre, duke i detyruar të ushqehen 1 herë në 3 ditë . Populli ynë ka një shprehje “I ngopuri nuk e kupton dot të urriturin”. Edhe ky është rasti. Duke u nisur nga rritja e pagës së tyre me 126% deputetët e kanë të paundur të shohin realitetin . Pushteti, ky tumor malinjë u ka vranë emptinë u ka krijuar një dëmtim traumatik të trurit duke shkatërruar një proces specifik nervor që quhet pasqyrim dhe që është guri i themelit të ndjeshmërisë humane . Ndaj janë bërë dhe më impulsivë, edhe më pak të aftë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë. Realiteti në këto tabela, tregon se ekonomia e lekut të fortë për të cilën kanë punuar kaq shumë socialistët, nuk ka ndihmuar njërzit e thejshtë të sigurojnë mjaftueshmërinë, përkundrazi tavolinat e tyre janë më të varfra seç ishin në 2020.Por një gjë është e sigurt: deptetët janë më mirë seç ishin 5 vjet më parë. Ekonomia për ta ka funksionuar ! Ndaj nga të urriturit kërkohet me arrogancës të pranojnë e mirëkuptojnë të nginjurit! Ky është paradoksi i pushtetit të socialistëve !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Poezia e së dielës

Neutrale
Last updated: 2022/06/12 at 3:43 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

MIMOZA REXHVELAJ

Ka lindur në Fier  me 21.01.1981 dhe është rritur në  Malësinë e Madhe, ku jeton dhe punon. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën Gjuhë-Letërsi, ku ka marrë titullin mësuese. Ka marrë gradën “Mastër” në “Etnokulturë”. Është diplomuar në Fakultetit të Drejtësisë Tiranë,  juridik.
Është autore e katër librave me poezi dhe një studimi letrarë  përkatësisht:
-“Dashuri ti je mëkati im”  2002
-“Fshima lotin”  2004
-“Jepi fjalës kohë”,  2006
-“Vështrim mbi poezinë e
Diasporës”. 2012
-“Vrap i çmëndur” 2017
-“ I da si ljubav!” “Dhe dashuri qofsh!” Përkthim në gjuhën malazese nga “Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave e Malit të zi” 2019

Është vlerësuar ndër vite me çmimet “Penda e Artë e Migjenit”, “Ibrahim Rugova” në Istog,  “Mirënjohje” në “Takimi i Poeteshave” , “Mirënjohje” në “Takimet Letrare” në Ulqin; ka marrë titullin “Poete e talentuar”, nga revista “Fjala”, “Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike” Pegas Albania, “Mirënjohje”  tek “Ora e Maleve” në Rozhaj, si dhe “Mirënjohje” nga revista “Laburemos”. Së fundit vlersuar më “Shkrimtarja më e mirë e veriut” nga Agjensia Buna 1 “Best 10 North”

Vlersuar në dy festivalet me vendin e dytë dhe vendin e tretë “Pranvera poetike Durrsake”  nga Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve Durrës.

1-Peng

S’i besoj zhgënjimit…
por ai u bë zot
i shpirtit…
bëj ta vras,
s’e vras dot…
më ka zënë rob
hija e tij më lidhi peng.

2-Mos ngurro të lutem!

Më thuaj miku im
Pse e kap për leckash ëndrrën,
Si guxon kur titrat e saj
Janë kode që ti nuk i kupton?

Pas ëndrrës së zhdjergun
E pas hamendjesh të zhegituna
Pse kacaviresh pas viaskave të fatit
Për të vozitur pak më vonë
Në rudinat e hapësirave të asgjësë
Të shtruara si qilima nga askushët?

Më thuaj, miku im, të lutem shumë
A mundesh me e ndez ashklën
E fundit e të bërë shkarpë
Nga bliri plak që tendoset e tkurret
Prej t’hollimit të halleve të përditshme
Me ethet e rritjes së filizave të njomë.

E me mazën e buzëve të spërkatura
Me lëng qershie në djerrinën e lagët
Në stomin ku thinjat thinjen sak!

Më thuaj, të lutem miku im
A është lindja e diellit mbi Korab
Njera nga magjitë ku njerëzit besojnë
Më shumë se vozitja me varkë në Had?

A i varin diku mbi asgjë ëndrrat
E vargojtë e gjakut i lëkundin?

Më thuaj, mos hesht e mos ik
Pa më thënë se koha po na çmend,
Duke na i lodhur ruazat e kurrizit
Për të na bërë më të fortë se hiçi!

Teshtima të molisura numëroj
Në sarkofagun e duhmave të lagështa,
Të varreve të harruara në periferi
Ku urtanët e poetët pa hise nuk janë!

Te embramja mos shko larg
Pa më thënë se një hije mortale
Të nguc me i ba bashkë zemrat
E kjoftëlargut me ja dhanë për meze!

Pritjen shekullore mos ma trishto
Ma palos e ma lër në fund të kopshtit
Se vjen fëmijëria ime turravrap aty
Për të dëgjuar se ç’ka deshte me më thanë!

3-Vajtoje serenatën, kitarë !

I premtove shpirtit një serenatë,
Me kitarën e vjetër të harresës,
Kumbon vaji, zërave të natës
Puhizë mbetur, shtegtare e largët.
Trupi i kitarës së pa prekur
i varur në gozhdë, murin ledhaton
Martir i dashurisë së fjetur
Tingull i vrarë, këngëzen më zgjon.

Murg në manastirin e kujtimeve
struket bosh, shpresa melodioze
Shuhet mes qirinjve të kishës
Për dikë, luten sorrat zëçjerrë….

Shpirti i zgjat dorën premtimit
Serenatën vajtoma, zemër e kitarës.
Mes gurve të varrit, simfonia
gulçon heshtjen e zhurmëshme
Tingujt shuhen…
Nën dritën e hënës…
Këndoma serenatën
kitarë!
Paqshëm të tretem
mes tingujve të latuar…

4-Të rinj në dashuri

Lindëm e rilindëm
mes filizash njomshtakë
pimë qumësht dallëndysheje.
Flakëm si letra të pashkruara
dashuri në sokak.

Po çerdhen tonë
e ngritëm me sakrifica…
dashuria jonë shtegtare
zuri vend në hapësirë.

Dhe stina e re…
trokiti me plasje sythesh
lastarë që çelin plot dritë,
e dy lule çukisin në jetë…

Natyra…
mbushet me lakmi
kur dashuria pin freski….
dhe stina e vjetër
zilia e bren
nga shija e fishkur…

Gazi ngryset
në skutat e rrudhave.
Por shpirti
kërkon pasion sërisht…

Në vjeshtë bien petalet
Në pranverë çelin sythe të rinj.

5-Robëreshë e puthjes së parë

Ku shkoi puthja e parë
U fsheh në male
Apo në zall
U mbyt në lumë
A çeli në fushë
Apo e gëlltiti një drenushë?
Ku shkoi puthja e parë?
Avulloi në det apo u bë vullkan?
E rrëmbyen zogjtë lart në pemë
Me zakonin e panjohur
ngritën folen.
Një ditë të pabesë
Do të të zë në çark,
Do të shkul pemët,
Do të rrëzoj gurët nga mali
Do të bëj hatan.
Erë do të bëhem
E do të bëj zap!
Jam robëreshë e puthjes së parë.

Neutrale June 12, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
15 hours ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
17 hours ago
Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!
22 hours ago
Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija
2 days ago
Irena Beqiraj/ Paradoksi i pushtetit: Ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga prespektiva e miletit ! Nga Irena Beqiraj Shqiptarët janë më të pasur; ekonomia shqiptare është më e qëndrueshme se të gjithë ekonomitë e tjera të Ballkanit; rrogat pensionet janë rritur; “Kryengritja” e lavdishme e lekut me 20,3 % vetëm gjatë periudhës 2020-2025 nuk është një sukses do si do, është suksesi “surelian” që ndërtuan socialistët edhe që nuk mund të mbulohet me glasat e sorrave dhe laraskave të mllefosura . Këto janë fjalitë e ministrave dhe deputetëve socialistë të cilët mesa duket e shohin ekonominë jo nga prespektiva e qytetarit të thjeshtë, pensionistit, punëtorit me pagë minimale, mësuesit, policit por, vëtëm nga prespektiva e tyre. Si duket ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga ndryshon ajo nga prespektiva e miletit ? Për t’ju përgjigjur kësaj pyejte mund të përdorim disa të dhëna të thjeshta. Gjatë përiudhës 2020-2025 rritja e pagës neto mesatare të deputetit ka qënë 126%; Rritja e pagës minimale neto 54%; Rritja e pensionit mesatar 28% dhe rritja e pensionit minimal 18% . Po ti krahasojmë këto rritje me rritjen e çmimeve bazë ushqimore arrjmë konkluzionet interesante : – 140 deputetët me rritjen e pagës prej 126% jo vetëm mund të konsumojmë më shumë njësi nga çdo produkt me gjithë rritjen e çmimeve të tyre , por u del të blejnë më pas gjilpëra dobësimi, botoks dhe e fillera për të trajuar efektet e dobësimit. Kjo pasi rritja e çmimeve të çdo produkti është më vogël se rritja e pagës së tyre . -Teksa pensioni mesatar është rritur me 28 % në përiudhën 2022-2025 , 385,000 pensionistët që marrin një pension më të ulët se pensioni mesatar rritja e çmimeve të shumicës së artikujve të ushqimeve bazë i detyron ata të ndalojnë vetëm tek orizi, makaronat, buka, mishi, i derrit, vaji i lulediellit, ullinjtë, mollët dhe portokallet. Edhe pataten që është dhe bukë dhe gjellë apo fasulen që është quajtuar jetë e mot “mishi e fukarait” përtej gjithë produketete tjera ( kutizat e kuqe) duhet ti konsumojnë më pak, sepse janë shtrenjtuar më shumë se rritja e pensionit të tyre . Ndërsa për 185,000 të punësuarit me pagë minimale, për 33,000 mësuesit apo11,645 inspektorët e thjeshtë policisë rritja e pagave e të cilëve nuk i kalon 54 %, rritja e pagave u krijon mundësi pak më të mira se pensionistëve, ata mund të përballojnë edhe ndonjë gotë qumësht apo ndonjë kofshë pule. Nuk po rrotolloj thikën në plagë, ndaj nuk po ndaloj tek pensionistët me pension minimal, ku edhe rritja e çimimt të bukës tejkalon rritjen e pensionit të tyre, duke i detyruar të ushqehen 1 herë në 3 ditë . Populli ynë ka një shprehje “I ngopuri nuk e kupton dot të urriturin”. Edhe ky është rasti. Duke u nisur nga rritja e pagës së tyre me 126% deputetët e kanë të paundur të shohin realitetin . Pushteti, ky tumor malinjë u ka vranë emptinë u ka krijuar një dëmtim traumatik të trurit duke shkatërruar një proces specifik nervor që quhet pasqyrim dhe që është guri i themelit të ndjeshmërisë humane . Ndaj janë bërë dhe më impulsivë, edhe më pak të aftë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë. Realiteti në këto tabela, tregon se ekonomia e lekut të fortë për të cilën kanë punuar kaq shumë socialistët, nuk ka ndihmuar njërzit e thejshtë të sigurojnë mjaftueshmërinë, përkundrazi tavolinat e tyre janë më të varfra seç ishin në 2020.Por një gjë është e sigurt: deptetët janë më mirë seç ishin 5 vjet më parë. Ekonomia për ta ka funksionuar ! Ndaj nga të urriturit kërkohet me arrogancës të pranojnë e mirëkuptojnë të nginjurit! Ky është paradoksi i pushtetit të socialistëve !
3 days ago

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!

Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!

Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?