NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
    3 hours ago
    Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Luçiano Boçi/ÇLIRIMI I KOSOVËS DHE PUSHTIMI I BALLKANIT
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gjyqi në GJKKO/ Meta: Kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën, mes tyre dhe Ramën
Kryesore
Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj
Aktualitet
Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
Të tjera
Dr. Tritan Shehu: “Krim” i Kuvendit, bllokimi i “Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga Ideologjia Gender”.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Luçiano Boçi/ÇLIRIMI I KOSOVËS DHE PUSHTIMI I BALLKANIT

Neutrale
Last updated: 2022/06/12 at 5:40 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

23 vite më parë NATO çliroi Kosovën dhe i dha fund regjimit të Millosheviçit “kasapit të Ballkanit”.
Serbia humbi pothuaj çdo gjë në një konflikt etnik disa-vjeçar me kombet që ishin pjesë e Jugosllavisë.
Pushtimet ushtarake, si nisma për të gjunjëzuar e kontrolluar territore, morën një godtje fatale, për shkak të ombrellës mbrojtëse të Aleancës së Atlantikut në rajon e më gjërë.
Serbia iu nënshtrua rezolutës 1244 të Kombeve të bashkuara që njihte integritetin territorial të Kosovës, por përpjekjet e saj për të rimarrë atë nuk reshtën asnjëherë.
Faktori shqiptar pas kësaj dite, u bekua dhe u duk se ishte vendimtari për fatet e rajonit dhe rolin e lidershipit që mund të merrte përsipër.
Tirana u bë qendra e një të ardhme plot shpresa për shqiptarët, ndërsa Kosova nisi një proces shtetformues, jo pa pengesa e probleme fillestare, por me një përkrahje të fortë amerikane dhe evropiane.
Entuziazmi i fillimit i u pasua nga një pëplasje kampesh midis mbështetësve dhe jo mbështetëve të shtetit më të ri, ku Shqipëria për vite rresht, megjithë problemet e saj të anëtarësimit, luajti një rol kyç dhe të fortë.
Kosova vit pas viti u konsolidua brenda një lufte “të re”.
Beteja ushtarake u shndërrua në një betejë njohjesh, pa shumë rezultat për Serbët, derisa në Tiranë pokeri politik do të sillte në drejtim të vendit një njeri, i cili në mënyrë progresive, do bëhej promotor i ndryshimit të raportit të forcave në terren.
Ky ishte Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë.
I pajisur me axhendë okulte, ai do të niste të vinte në zbatim një plan “të çuditshëm”, të ndërtimit të një marrëdhënie “të re” por dhe nostalgjike të trashëguar në ADN-në politike, me armikun shekullor shqiptar, nën okelion e paqes dhe të zhvillimit rajonal.
Pasi tejkaloi prioritet e detyrimet e qeverisë në raport me Kosovën, ai ndërmorri një fushatë “pastrimi” të fytyrës së vërtetë të serbëve dhe të relativizimit të makabritetit të krimeve të tyre ndaj popujve të tjerë, përgjatë konflikteve të përgjakshme, përfshirë shqiptarët.
E ndjeshme ndaj kësaj axhende dhe për t’i paraprirë kësaj qëllimsie, që kishte shfaqur shenjat e para në horizont që kur e majta ishte ende në opozitë dhe e parashikuar për shkak të traditës sllavo-komuniste, Partia Demokratike jo pa qëllim kishte kërkuar më parë (2010) një komision hetimor për masakrën e Tivarit, e njohur për ekzekutimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë dhe e fshehur me kujdes nga historiografia e regjimit të Hoxhës dhe ajo e Titos e më pas Milosheviçit.
Por revanshi majtist i 2013, nuk ngadalësoi qëllimin, as nga ky mur i vogël. Sapo vuri këmbën në pushtet, nisi atë që njihet si periudha e mjaltit serbo-shpitar e kriposur vetëm me një “provokacia” të vënë në skenën e Beogradit nga Rama-Vuçiç, si akti i parë i dramës së njohjes së Kosovës që do të pasonte ngjarjet e mëvonshme.
Makineria propagandës filloi të makiazhonte një lloj bashkëjetese paqësore serbo-shqiptare, duke e shitur atë si dera e daljes drejt së ardhmes.
Deri dhe Skendërbeu në median propagandë të Ramës u shit si një hero gjysëm shqiptar e gjysëm serb dhe sulmet ndaj figurës së tij arritën deri në deformime skulpturale.
Projekti kishte lëshuar tashmë  rrënjë dhe “pushtimi i ri” serb i rajonit përfshi Kosovën, ishte gati.
Vuçiç dhe Rama hartuan dhe lançuan fazën finale të tij me “Open Ballkan”.
Një projekt i mbështetur në krijimin e një hapësire ekonomike e kulturale që “vëllazëronte” popujt e ballkanit dhe i jepte atyre mundësi të ringjallnin krahas rrugëve të vjetra tregëtare jashtë Bashkimit Evropian dhe ethet e perandorive (pansllave) të humbura në horizontin e kohërave.
Atë që serbët e humbën si sundim etnik në 1999, donin ta fitonin si dominim ekonomik.
Për të realizuar këtë i duhej vetëm Tirana, e cila tanimë në duart e Ramës u tregua e gatëshme të dorëzonte gjithçka në këmbim të asgjëje, duke zeruar madje çdo kushtëzim më raport me Kosovën, njohjen e saj dhe rolin e saj.
Serbët as në ëndrrën më të bukur nuk e kishin parë veten e tyre me një dalje në Adriatik, me kosto pothuaj zero e madje me një përfitim politik e ekonomik tronditës.
Serbët gjetën partnerin ideal, Ramën,  i cili në ambicien e aventurën e tij deliro-globaliste, ishte i gatshëm të dhuronte çdo gjë, përfshi dhe interesat kombëtare.
Duke u mbështetur tek Rama, ata po hapin siparin jo të hapjes së Ballkanit, por të pushtimit të tij ekonomik si lidershipi kryesor i rajonit me forcë imponuese.
Atë që serbët e humbën me luftë,  tani Rama po jua jep në tavolinën e Ballkanit të hapur.
Pushtimi ekonomik i Ballkanit sapo ka nisur e metamorfoza e tij e mëvonshme nuk ka shance të jetë e kundërt me atë çka ndodhur në Ukrainë.
Histeritë e tifozeritë e luftës po i fryjnë boriave të saj.  Dhe frika, se s’do jetë e largët dita kur shërbimet që Rama po i bën sot serbëve të kurorëzohen me gjëmimet e topave nacionalistë, po merr formë të prekshme.
Ballkani duhet shpëtuar një orë e më parë që dita e çlirimit të Kosovës të mbetet e tillë në përjetësi.

TAGGED: Lajme
Neutrale June 12, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gjyqi në GJKKO/ Meta: Kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën, mes tyre dhe Ramën
11 minutes ago
Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj
18 minutes ago
Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
3 hours ago
Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
6 hours ago
Dr. Tritan Shehu: “Krim” i Kuvendit, bllokimi i “Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga Ideologjia Gender”.
6 hours ago

Gjyqi në GJKKO/ Meta: Kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën, mes tyre dhe Ramën

Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!

Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?