Mbas lajmit për arrestimin e Agim Kajmakut, në Itali me 20 kg kokainë, ka reaguar edhe ish kreu i Aleancës Kuq e Zi.
Kreshnik Spahiu, në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan, se këtu sa më shumë të merresh me trafik aq më lart ngjitesh në karrierë, ama po je pronar tokash, plumbin merr.
Ja postimi i plotë:
Me 20 kg “miell të bardh” bëhesh Kryetar Bashkie.
Me 100 kg bëhesh deputet në lista.
Me 1 ton bëhesh ministër.
Me dy diploma bëhesh pa punë.
Me titull shkencor Prof.Dr. bëhesh emigrant.
Me 20 hektar prona, të fusin një plum dhe ti marrin