Dy vajza ikin pa adresë nga shtëpia. Alarmohen familjarët, kërkojnë ndihmë në rajonet e policisë
Në orët e para të së shtunës, në policinë e Durrësit është bërë denoncimi i parë nga familjarët për largimin e vajzës nga banesa.
Në mesditë, rasti i ngjashëm ka ndodhur në Elbasan.
Nëna e një 27-vjeçareje ka denoncuar të zhdukur vajzën e saj.
Njoftimi i policisë lokale:
Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasja L.Z., 54 vjeç se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja Dh. A., 27 vjeçe dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Ndërkohë, efektivët e policisë janë angazhuar maksimalisht për të bërë të mundur gjetjen e
Rasti tjetër është shënuar në Durrës, ku babai ka bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës së tij.