Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si Kreu i Ri i shtetit shqiptar.
Postimi i Ambasadës ruse në vendin tonë:
Presidenti Putin, “i uroi begajt shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore.”
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës ruse në Facebook.




