Djaloshi 27-vjeçar që u ekzekutua sot me shpërthim të telekomanduar është Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë në segmentin rrugor Sauk-TEG, ku autovetura e tij u shpërthye me telekomandë, gjë që çoi në ekzekutimin e Sadikaj.
Ai është pronar i një resorti luksoz, buzë Vjosës në qytetin e vogël jugor.
Biznesi i 27-vjeçarit, që sot ndërroi jetë, është i emërtuar “Sancho Farm Albania” dhe rezulton se ai kishte klientë të shumtë nga gjithë qytetet fqinjë, por edhe nga qytetet e mëdha të vendit si Tirana, Durrësi, Shkodra e tjerë.
Faktuar kjo nga fotot që ai postonte shpesh.
Në ambientet e lokalit të tij ofroheshin dhe veprimtari argëtuese si kalërime me kuaj, xhiro me motora dhe lojëra paintball.
I njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt”, 27-vjeçari rezulton person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2019 në Sarandë, çështje për të cilën nuk ka konfirmim sesi është proceduar.




