Partia Demokratike ka thirrur sot, në orën 12:00, në selinë blu, takim urgjent dhe të rëndësishëm me gjithë kryetarët e degëve të saj.
Në fakt, takimin e ka paralajmëruar Lideri historik i saj, Sali Berisha, në çdo deklaratë të ditëve të fundit.
Sot është konkretizuar takimi i shumë përfolur dhe nga korrespondenti jonë, në ambientet e selisë blu, mësohet se tashmë kryetarët e degëve lokale, nga Saranda në Koplik, po mbërrijnë për takimin e njoftuar.
Nuk ka surpriza kjo mbledhje, Berisha do kërkoi nga bashkëpunëtorët e tij, datën dhe orën për të thirrur protestë mbarëpopullor kundër klikës qeverisëse, sikurse e ka stigmatizuar zakonisht.
Duket se qeveria do të përballet këtë verë me temperaturat e larta, krizën ekonomike dhe reagimin e ashpër të opozitës.
Berisha/ Mbledhje në Selinë Blu. Opozita drejt protestave mbarë popullore !
Leave a comment Leave a comment