NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    13 hours ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    5 days ago
    Berisha në SPAK: Edi Rama ka ndërruar emrin në Endri Kajsiu dhe po e pranon se do të ketë fatin e Maduros!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Faslli Goga, ekspert: Sqarim shterues për taksat e  profesioneve të lira dhe biznesit të vogël
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
Të tjera
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
Të tjera
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Faslli Goga, ekspert: Sqarim shterues për taksat e  profesioneve të lira dhe biznesit të vogël

Neutrale
Last updated: 2022/06/09 at 11:19 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Mbi ndryshimet që parashikohen të ndodhin për normën e tatimit për biznesin e vogël, në ligjin e ri “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

Ka disa kohë që po qarkullon nëpër ambjentet mediatike, si dhe nëpër koridoret e Ministrisë së Financave për disa ndryshime ligjore që do të rrisin tarifat e taksimit për biznesin e vogël dhe se biznesi i vogël do tatohet nga viti 2023 e në vazhdim, duke rënë ndesh me premtimin e qeverisë se ky biznes nuk duhet të tatohet deri në vitin 2029 sipas shkalës së xhiros.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Kryeministrit i cili shkroi në twitter: “Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029! Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”. 

Por pavarsisht se çfarë u deklarua nga Z. Rama ne twitter  Ministria e Finacave  shpërndan draft  ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

Në këtë draft ligj bie në sy ndryshimi i normës së taksimit për personat fizik (profesionet e lira) ose në zhargonin e përditshëm norma tatimore për biznesin e vogël, ku të ardhurat e tyre do të taksohen në mënyrë progresive si pagë.

 Në këto profesione përfshihen avokatët, mjekët, infermierët, kontabilistët e miratuar, audituesit, noterët, inxhinierët, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme etj. Këta profesionistë, në fakt, ushtrojnë një aktivitet biznesi të mirëfilltë dhe nuk mund të konsiderohet si shërbim pune, por si biznes.

Në draft ligjin  “Për Tatimin mbi të Ardhurat” neni 24, Norma Tatimore është parashikuar;

1)     Të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat e mëposhtme:

Baza Tatimore vjetor                                                Norma tatimore

0  –   2,400,000                                                                 13%

Mbi  2,400,000                                                                 23% 

2)  Të ardhurat  nga investimi tatohen me normat e mëposhtme;

a)     Të ardhurat nga dividentët 8%.

b)     Çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.                      
3) Përvecse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.
Me këto ndryshime që qeveria parashikon të bëjëi, më e pakta do të thotë se qeveria mashtroi biznesin e vogël duke i premtuar ZERO tatime deri ne vitin 2029.

Për ta illustruar se sa do të paguaj një tatimpagues që ushtron aktivitetin e tij si profesion i lirë si dhe duke  marrë të mirëqenë shtjellimin e dhënë në gazetën Monitor le të marrim një shembull:

Tatimpaguesi X gjatë vitit ushtrimor ka realizuar një xhiro vjetore 10,000,000 lekë, i cili ka dy të punësuar me pagë 60,000 lekë secili, si dhe kryen shpenzime rreth 1,000,000 leke ne vit.

Me normat e reja tatimore ky tatimpagues do të paguaj 23% të fitimit neto.

I. Te ardhurat    10,000,000

II. Shpenzimet                             2,673,000

 për pagat   (12 * 120,000)      1,440,000

 për sig.                                      
233,280

 për  mirmbajtje                        1,000,000  

Të ardhurat neto ( I -II )    =        7,326,720

Tatimi (23% * 7,326,720)  = 1,685,145  lekë,  afërsisht 16.85% të tatimit mbi xhiron ( 16.85% * 10 milion).

Shteti, qeveria jonë, do të na tatojë më shumë se një Sh.A, Sh.P.K.

Problemi që shtrohet për diskutim është se përse të ardhurat e krijuar nga këto biznese duhet të të tatohen në mënyrë progresive si tatohen pagat e punës?

Do të thonë se japin vetëm shërbime për fuqinë e tyre punëtore? Sherbime ofrojë dhe kompanitë e internetit apo telekomunikacionit. Si rrjedhojë e së njëjtës llogjikë dhe këto kompani duhet të taksohen në këtë mënyrë. Do të thoni forma juridike PF apo Sh.P.K, nuk ka asnjë vlerë.

Janë këto biznese që kanë marr riskun si të gjithë të tjerët, për gjetjen e klientëve, për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, ato riskojnë si cdo biznes tjetër që ushtron aktivitetin e tij tregtar, ato përballen me falimentimin si çdo biznes tjetër.

Atëhere përse këto biznese duhet të tatohen ndryshe?

DPT le të na illustrojë me shembuj sipas statistikave qe disponon se:

1. Sa lekë tatime dhe taksa paguajnë këto kompani (apo dhe të aktiviteteve të tjera) për 100 lekë të ardhura?

2. Sa lekë tatime dhe taksa do të paguajnë personat fizik me këto ndryshime për 100 lekë të ardhura?

Në një shtet të së ardhmes, ku pasuria më e madhe e një kombi është dija dhe intelekti i qytetarëve të saj, ne i taksojmë sepse kanë mësuar më shumë, kanë shpenzuar më shumë për tu paisur me dije, janë pak më të zotë, apo në fund të fundit sepse po punojnë të licencuar duke ofruar shërbimet e tyre për një të mirë publike dhe të kërkuar dhe nuk janë duke abuzuar, apo kryer evazion fiskal.

Zoti Rama kë të besoj..?  Ministren apo Kryeministrin?

Për kujtesë:

Ne vitin 2014 qeveria ndërmorri disa ndryshime në ligjin e Proçedurave Tatimore të bëra me ligjin nr. 164 datë 04.12.2014. Një nga ndryshimet e bëra ishte vendosja e pagave maksimale për profesionet e lira. Të gjithë e dimë se gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë pikë të nenit si të pabazuar në ligj.

Sot:

Biznesi i Vogel, më shumë se kurrë ka nevojë   për garanci

 

·        Garanci në politikat fiskale

·        Garanci në tarifat e taksimit

·        Garanci dhe besim që politika duhet të heq dorë njëherë e mirë nga ndryshimet e shpeshta  të legjislacionit fiskal.

 Politika të tilla fiskale e stepin biznesin, e bejnë atë ngurrues dhe totalisht mosbesues  ndaj politikave të qeverisë.

 

 

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
13 hours ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
16 hours ago
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
21 hours ago
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
1 day ago
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
2 days ago

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar

Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?