Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Tahirit për t’i pezulluar dënimin me burg.
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua nga GJKKO për shpërdorim detyre, kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.
Kjo kërkesë u rrëzua sot nga Gjykata e Lartë.