Në rrjetet sociale është bërë thirrje, që sot në orën 12:00, në çdo qytet të vendit të fiken makinat në rrugë.
Ky reagim qytetar vjen si kundërshti ndaj çmimit të naftës që ka arritur në 258 lekë për litër.
Ishte mbledhja e djeshme, ku Bordi i Transparencës vendosi çmimet për naftën, benzinën dhe gazin.
Po nga dje kanë hyrë fuqi çmimet, nafta me 258 lekë/litri, benzina me 243 lekë/litri dhe gazi 86 lekë/litri