Mbrëmjen e sotme, një përplasje mes dy automjeteve ka rezultuar në tragjedi me viktima e të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, zona e Cakranit, pranë fshatit Buzëmadh. Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërkohë që katër të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti fatal.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.