E pamoralshme dhe jo ligjore mesazhi që ju ka shkuar mësuesve në Vlorë.
Gazeta Neutrale.al nuk ka informacion të hollësishëm, por nga mesazhi që ju është dërguar mësuesve në Vlorë mësohet, se nesër në orë 09:00, Konsullata Italiane do të organizojë një aktivitet, ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Rama.
Më i rëndë bëhet fakti, kur lexon, se mësues dhe nxënës duhet të jenë në takim…
Ja mesazhi autentik i dërguar mësuesve, por emrat i ka shënuar me iniciale redaksia, mbasi mesazhi i ka të plotë
“Nesër në orën 9 , duhet të jenë në Lungomare mësueset e meposhtme, klasat e te cilave bejne italisht, se bashku me nxenesit.
Do te zhvillohet nje aktivitet nga Konsullata, ku do te jete edhe Kryeministri..
1) J M
2)J S
3) D M
4)E O
Mund të ftoni për pjesëmarrje edhe prindërit .
Ky mesazh do të përcillet në ZVA”