Sikurse shërbimet meteorologjike kishin njoftuar, Shqipëria është përfshirë në një zonë atmosferike me reshje dhe ulje temperaturash.
Kryeqyteti, sot në mesditë është përfshirë nga reshje të dendura dhe gjëmime të forta, por fatmirësisht pa shkreptima rrufesh.
Mbas gati dy javësh temperatura ekuatoriale, kjo konsiderohet si frymëmarrje për qytetin e betonizuar.



