Çmimet e naftës arrijnë rekordin e 258 lekëve, pas vendimit të fundit të Bordit
Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 11 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë.
E njëjta tendencë është dhe për benzinën, që do të tregtohet me shumicë me 243 lekë, nga 231 lekë që ishte më parë.
Çmimi i naftës sot, i caktuar nga Bordi, arriti
sërish në nivelet maksimale historike.
Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve, por dhe duke rritur ndjeshëm kostot e transportit të bizneseve, që po e reflektojnë në shtrenjtimin e produkteve që tregtojnë.