Në emisionin Open të moderuar nga Eni Vasili, gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se “ka zëra se ishulli do të bëhet një “Monte Carlo” ballkanik i kazinove
Gazetari i kronikës Eni Ferhati u shpreh në Open të Eni Vasilit, se nën korridore përflitet se ka një plan për ndërtimin e një kazinoje gjigande në ishullin pranë Karaburunit.
Ferhati: Mund të vërtetohet shumë lehtë se kush ka shkuar në Sazan pasi është një ishull. Nën korridore qarkullojnë zëra se zjarri është i qëllimshëm pasi atje ka plane të hershme për të bërë një super kazino, një Monte Carlo në Shqipëri.