Në gjykimin e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Tymoshenko, Presidenti Rus Vladimir Putin është i ftohtë dhe mizor.
Sipas saj, Putini është i vendosur të hyjë në historinë ruse përkrah Stalinit dhe Pjetrit të Madh.
Në një intervistë ekskluzive, Timoshenko hodhi poshtë sugjerimin se presidenti rus ishte “i çmendur”
“Ai vepron sipas logjikës së tij të errët. Putini është i shtyrë nga kjo ide e misionit historik dhe dëshiron të krijojë një perandori. Ky është synimi i tij madhor. Ajo vjen nga një dëshirë dhe besim i thellë i brendshëm”, u shpreh Timoshenko.