Është plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë i lakuari si anëtari i bandës së Niklës,
Marklen Haka
Në hyrje të Niklës, është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende te paqarta, Marklen Haka, i cili ndodhet ne spitalin e Trumes jashtë rrezikut për jetën.
Haka ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë ne nofull nga një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.