Zafir Berisha, ish zvministër i brendshëm në Kosovë, por edhe ish deputet, është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Prizren.
Bëhet me dije se Berisha u arrestua rreth orës 15:00 me akuzën se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Sipas burimeve nga prokuroria, Berisha, tashmë ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të merret në pyetje nga hetuesit rajonalë.