Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, në pishinën e një hoteli, në Vlorë.
I riu polak ka qenë duke notuar me prindërit, por ata kanë dalë për të tymosur cigare dhe kur janë rikthyer, e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës.
Është njoftuar menjëherë ambulanca, por mjekët kanë konstatuar se i riu nuk kishte shenja jete.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.