Gazeta Neutrale.al njoftoi që dje për zjarrin që kishte rënë në pyjet e Repsit në Mirdite, pranë Rrugës së Kombit.
Nxitur nga era dhe favorizuar nga terreni i vështirë, flakët janë përhapur në disa drejtime dhe pavarësisht përpjekjeve te zjarrfikësve nuk është arritur të vihet nën kontroll.
Në terren kanë mbërritur dhe 50 ushtarë të cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.