Operacion i gjërë në Itali. Goditet grupi mafioz ‘Clan del Golfo’. Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe kokainë.
Sipas mediave italiane operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe përllogaritet që sasia e sekuestruar të jetë rreth 4.3 ton.
Aktualisht janë duke u kryer hetimet për këtë grup dhe janë lëshuar 38 masa arresti për persona mes Evropës dhe Kolumbisë.
Autoritetet informojnë se operacioni vazhdon.
ITALI- 38 urdhër arreste, bllokohen 4.3 tonë kokainë. Grupi kriminal “Clan del Golfo” në goditjen e policisë

Leave a comment Leave a comment